Besëlidhja e Lezhës e 2-marsit të vitit 1444 duhet të shpallet festë kombëtare, si dhe të vendoset shtatorja e Gjergj Kastriotit në Lezhë. Kjo është kërkesa e Akademisë “Rrënjet Tona”, e cila përkujtoj këtë ngjarje historike për kombin shqiptar.Teksa foli në aktivitetin e organizuar në memorialin e Gjergj Kastriotit në Lezhë, drejtuesi i akademisë “Rrënjet Tona”, Sazan Guri përsërit mesazhin e bashkimit.
580-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës u kremtua me njësërë aktivitetesh në këtë qytet, të cilat kulmuan të shtunen e 2 marsit, ku të pranishem ishin drejtues të lartë nga të gjitha trevat shqipfolese përfshire dhe Presidentin e Republikes Bajram Begaj, i cili shoqërohej nga një delegacion arbereshesh të Italisë.