Historia 2 mijë vjeçare e krishtërimit shqiptar është përmbledhur në një liber në të cilin janë përfshire 36-studime të historianeve evropian por edhe emra të njohur të botës akademike shqiptare.Këto materiale janë produkt i Simpoziumit të madh shkencor, që është mbajtur në të vitin 1998 në qytetin Arbon të Zvicrës, ndërsa botimi i tyre në gjuhen shqipe u bë i mundur nga miqtë Kriste Coli dhe Ahmet Asani.Prezantimi i këtij libri u bë përmes një aktiviteti të organizuar në Lezhë ku ishin të pranishem, historian, akademik, studies përfaqësues të klerit katolik dhe autoritete vendore.

Ipeshkvi i Dioqezes se Lezhës Otavio Vitale tha se ky liber është një mundësi e mire për tu iformuar më shumë mbi vlerat fetare, pasi sipas tij një popull që nuk e njeh të kalueren rrezikon të mohoi kulturen.

Përmes këtij botimi të titilluar “2 mije vjet krishtërim tek shqiparet” del në dritë fakti se kombi shqiptar ishte ndër të paret që e përqafoi krishtërimin në evrope e shekull më vonë e pranuan dhe popuj të tjere.

Artikulli paraprak“3 DHJETORI NUK ËSHTË FESTË, RESPEKTONI INVALIDËT”
Artikulli tjetërNJË NDJENJË E RE NË DASHURI JU PRET, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT