19.8% e nxënësve raportojnë të kenë përjetuar bullizëm në shkollat 9-vjeçare të bashkisë Shkodër. Këto janë rezulatet e studimit të bërë nga Zyra Vendore e Arsimit Shkodër në 23 shkolla publike dhe private , ndërsa u përfshinë mbi 1000 nxënës. Drejtorja Brisela Kadija tregon se shifrat janë të njejta me nivelin e përhapjes së bullizmit në nivel kombëtar.

Bashkëpunimi I prindërve është element kyç për frenimin e këtij fenomeni.

Studimi “Fëmijët në Fokus” u prezantua në ditën botërore kundër bullizmit, ndërsa shifrat flasin për një situatë alarmante në shkollat e vendit. Në Shkodër, 2 në 10 fëmijë janë viktima të bullizmit, ndaj institucionet arsimore por edhe prindërit duhet të marrin masa në edukimin sa më të mirë të fëmiëjve dhe luftimin e këtij fenomeni të dhunshëm.

Artikulli paraprakRRËSHQITJE GURËSH NË RRUGËN KIR- SHOSH, PO NDËRHYET PËR ZHBLLOKIMIN E RRUGËS
Artikulli tjetërBERISHA SHPALL NDRYSHIMIN RRËNJËSOR NË PROGRAMIN E PD: NDËRHYRJE TË FUQISHME, PËRMBYSJE NË SHPËRNDARJEN E TË ARDHURAVE DHE PASURIVE PUBLIKE