Me dhimbje dhe krenari familjarët e katër dëshmorëve të demokracisë kujtojnë 2 prillin e vitit 1991

, ditën kur Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu u vranë në kërkim të lirisë e demokracisë. Edhe sot pas 26 vitesh që nga ajo ditë e zezë e 2 prillit, familjarët e 4 dëshmorëve janë të zhgënjyer sepse vrasja e Arbenit, Bujarit, Besnikut dhe Nazmiut nuk është arritur ende të zbardhet. Çdo vit familjarët e 4 dëshmorëve të 2 prillit kanë kërkuar hapjen e dosjes për të zbardhur të vërtetën e asaj ngjarje të kobshme por asnjë prej qeverive në këto 26 vite nuk e ka ndërmarrë një iniciativë të tillë.

Artikulli paraprak2 PRILLI, SHKODRA NDËRGJEGJËSOHET ME AUTIZMIN
Artikulli tjetërAKADEMIA U-17, KUKËSI – VLLAZNIA 0-2