Deputetja e Shkodrës Edona Bilali ka dhënë lajmin e rikonstruksionit të dy shkollave të mesme. në njoftimin e bërë në “Facebook, deputetja Bilali shkruan:

“Shkodra prioritet i qeverisë .Miratohet rikonstruksioni për dy shkolla profesionale.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka miratuar një program historik investimesh në arsimin profesional. Dy nga dhjetë shkollat në total që do të rikonstruktohen janë në Shkodër si një shenjë e radhës e vëmendjes së veçantë që Shkodra meriton.

Shkollat e mesme profesionale “Hamdi Bushati” dhe “Arben Broci” do rikonstruktohen duke zgjeruar kapacitetet e tyre, duke shtuar laboratorët e hapësirat e praktikës profesionale si dhe duke implementuar teknologjinë më të fundit, për të rritur dhe zhvilluar aftësitë profesionale të nxënësve të këtyre shkollave.

Një investim i shumëkërkuar dhe që i kthehet qytetit përmes të rinjve profesionistë që i bashkohen tregut të punës nga këto institucione arsimore.

Mirënjohje Ministrit @blendi.gonxhja dhe skuadrës së MEKI-t për vëmendjen e veçantë që po i jep Shkodrës. E bindur plotësisht që si kudo ku kjo skuadër përfshihet transformimi është pasues e menjëhershëm .”

Artikulli paraprakATENTAT 36-VJEÇARIT NË SHKODËR, VRITET ME ARMË ZJARRI BRENDA NË NJË LOKAL! I ARRESTUAR MË PARË PËR GRABITJE NË BELGJIKË, E I SHPALLUR NË KËRKIM PËR PLAGOSJE NË RUMANI
Artikulli tjetërVLLAZNIA – SKENDERBEU, BRDARIÇ: LUAJMË PËR FITORE