Policia e Kosovës arrestoi të mërkurën, në Mitrovicë 2 shtetas shqiptarë dhe një shqiptar të Kosovës, pasi në banesën e tyre u gjetën 45.8 kg kanabis.

Autoritetet kosovare njoftojnë se shqiptarët ishin pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar trafikimi dhe shitjeje të lëndëve narkotike. Droga u sekuestrua gjatë kontrollit në banesën e njërit prej anëtarëve të bandës. Policia sekuestroi edhe një automjet tip “Wolkswagen Golf”, që shërbente për të transportuar drogën, si edhe 4 telefona celularë. Prokurorët kosovarë dhanë për tre të arrestuarit masën e arrestit 48 orë burg, në pritje të gjykimit.

Të arrestuarit:

B. D. lindur me 1986 kosovar

H. Xh. lindur me 1966 nga Shqipëria

N. M. lindur me 1965 nga Shqipëria

Artikulli paraprakGREQI, NIS SOT NË RODOS MINISTERIALI PËR SIGURINË DHE STABILITETIN
Artikulli tjetërMOGHERINI: ZBATIMI I REFORMËS NË DREJTËSI, KYÇ PËR INTEGRIMIN