Të paktën 2 persona kanë humbur jetën për shkak të motit të keq në Itali.
Sipas mediave të vendit fqinj, një 20 vjeçar nga India humbi jetën kur një tornado ra mbi Ladispoli, në veri të Romës, ndërsa një 61 – vjeçar në Cesano vdiq pasi një pemë ra mbi makinën e tij. Moti i keq ka bërë që shumë zona të vuanin mungesën e energjisë elektrike. Ndërkohë dëmet janë të konsiderueshme. Shtëpi pa çati, ballkone të shkatërruar, xhama të thyer e pemë të rëna përtokë janë pasojat e kohës së keqe, ndërsa sipas agjencisë së lajmeve Ansa, kushtet atmoferike pritet të përkeqësohen në të gjithë Italinë. Nuk dihet ende numri i të lëndurve. Ndërkohë në Firence rritja e nivelit të lumit Arno, po vë në rrezik banorët. Po gjatë natës së shkuar mësohet se janë regjistruar të paktën 90 lëkundje tërmeti, fatmirësisht me magnitudë më të vogël se 2. Lëkundjet janë ndjerë në Marche, Umbria dhe Lazio.