Kjo e premte përkon me dy vjetorin e vdekjes së deputetittë PD Sokol Olldashi.Miqtë kolegët dhe familjarët e kanë kujtuar ndarjen e parakohshme nga jeta të tij.Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Lulzim Basha shprehet se vlerat e Sokolit janë të gjalla dhe të forta, “ashtu si dëshira e vullneti i çdo demokrati për të ecur përpara”. 

Basha thotë se se me të në krah këto dy vite të vështira, do të ishin më të lehtë. “Dy vjet u bënë nga ndarja fizike me Sokolin. Kanë qenë dy vite të vështira për demokratët dhe me të ne krah do ta kishim më të lehtë. Por njesoj sikur të ishte me ne, me kurajon, me zgjuarsinë e vendosmërinë e tij, kemi ecur përpara kemi përballuar shumë sfida dhe jemi çdo ditë më të fortë, më të bashkuar. Sokoli na mungon ne demokratëve dhe më shumë sigurisht familjes se tij të shtrenjtë, Keles, Glaukut, Kleitit dhe Kozares. Por unë dhe familja e tij politike, Partia Demokratike e dimë se vlerat e tij jane te gjalla dhe te forta ashtu si dëshira e vullneti i çdo demokrati për tu bashkuar, për të ecur përpara, për të marrë përgjegjësitë e drejtimit të vendit, për ta shpëtuar Shqipërinë, për ta bërë ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptare”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakSHERJA: GATI ENCIKLOPEDIA E SPORTIT SHKODRAN
Artikulli tjetërPALËT BIEN DAKORT PËR LIGJIN PËR DEKRIMINALIZIMIN