Në Ditën Kombëtare të Jetimëve kreu i kësaj shoqate në Shkodër Sokol Murati shprehet se kjo ditë i gjen jetimët në kushte të vështira sociale dhe ekonomike.

 

Sipas Muratit strehimi vijon që të mbetet problemi kryesor për këtë kategori.
Në vitin 1996 parlamenti shqiptar miratoi një ligj për statusin e jetimit, por ky ligj sipas Muratit nuk ka gjetur zbatim.

 

Në Shqipëri jane ngritur disa shtepi te strehimit dhe edukimit te jetimeve, njera prej te cilave ne qytetin e Shkodres. Ne keto institucione shtetetore femijet jetimë trajtohen deri ne moshen 14 vjeçare, pas te ciles strehohen ne konvikte, shpesh ne kushte jo te pershtatshme.

 

Por vështirësitë më të mëdha i ndeshin jetimët mbi moshën 15 vjeç. Ata dalin nga shkollat dhe jetimoret në rrugë të madhe midis rreziqeve, dhe për ta nuk parashikohet më asnjë mbrojtje sociale.

 

Artikulli paraprakTREGJET E BAGËTIVE, JASHTË STANDARTEVE
Artikulli tjetërSHKODËR, KREMTOHET DITA E RRËSHAJËS