Në Shkodër është përkujtuar 4-vjetori I vendosjes së memorialit që përkujton torturat e regjimit të egër komunist ndaj të përndjekurve politik. Datat 20 deri më 23 maji tashmë cilësohen si ditët e përkujtimit të qëndresës ndaj persekucionit të pothuajse 50 viteve nga diktatori Enver Hoxha dhe regjimi i tij. Luigj Mila, drejtues I komisionit për “Paqe dhe Drejtësi” tha institucionet duhet të punojnë për të kthyer burgjet në muze, ku çdokush të njihet me këtë fazë të errët të historisë. Ndërkohë një mesazh përcolli edhe ish- kryetari I bashkisë Shkodër Filip Guraziu.

I biri I një prej të persekutuarve tregoi për vuajtjet e të atit në çeli.

Në Shkodër gjatë viteve të regjimit monist janë pushkatuar rreth 600 persona, 3000 të tjerë janë burgosur ndërsa mbi 1900 familje kanë vuajtur tortura nga më të tmerrshmet.

Artikulli paraprakBERISHA PËR “LOKALET”: ZGJEDHJET U BLENË HAPTAZI. BASHKITË NA U MORËN PËRDHUNSHËM
Artikulli tjetërDEDAJ–RAMËS: MUZEU I DËSHMISË NUK PRET VIZITORË TALLAVAJE