Irani i solli si diplomatë, Shqipëria i dëbon si të përfshirë në spiunazh. Nën masa të forta sigurie dhe në sekret të plotë oficerët e Drejtorisë së Antiterrorit dhe SHISH, mbrëmjen e të shtunës, dëbuan diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.

Burime në dijeni të këtij operacioni dëbimi thanë se 20 oficerë të Drejtorisë së Antiterrorit, shoqëruan të dy diplomatët sëbashku me familjet e tyre nga apartamentet ku banonin në drejtim të Rinasit.

Disa ditë më parë Ministria e Europës dhe punëve të Jashtme tha se dy diplomatët Iranian, shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre.

Mohammad Ali Arz Peimanemati, ishte Konsulli i Ambasadës Iraniane në Shqipëri. Me një të kaluar aspak diplomatike, por i caktuar i tillë, me një qëllim tjetër krejt të kundërt me atë çfarë duhet të bëjë një diplomat. Ai ishte anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit. “QUDS”.

Seyed Ahmad Hosseini Alast, mbate postin e atashehut kulturor, por me ndihmën e partenerëve ndërkombëtar Drejtoria e Antiterrorit dhe SHISH morën të dhëna se Alast kishte mbajtur poste të larta në Gardën Revolucionare të Republikës Islamike.

Shqipëria shpalli non grata në Dhjetor 2018 edhe Gholamhossein Mohammadnia ambasador i Iranit Shqipëri nën dyshimin se ishte agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke e dëbuar.

Të njëjtin fat pati edhe Mostafa Roudaki, një tjetër diplomat ish-sekretar i Ambasadës së Iranit në Shqipëri duke u dëbuar po në dhjetor 2018.

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Mattheë Palmer në takimin me ambasodoren e re amerikane Yuri Kim e vlerësoi, si “qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin” dëbimin e dy diplomatëve. Po ashtu edhe DASh përshëndeti dëbimin e tyre nga Tirana.

gosurve një patrullë e policisë qëndron ne ambientet e spitalit, për sigurinë e tyre.

Artikulli paraprakROJA I SHKOLLËS FILLORE E SHNDËRROI BODRUMIN E SHTËPISË NË SERË KANABISI
Artikulli tjetërATENTATI ME ARMË NË VLORË, GJENDET E DJEGUR MAKINA E AUTORËVE DHE ARMA NË BAGAZH