Në Shqipëri sot kujtohet dita e rënies së bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha 25 vjet më parë në qendër të kryeqytetit.

Dhjetëra- mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991 për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri. Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare. Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.

Artikulli paraprakPRANIMI NË UNIVERSITETE, GJIMNAZISTËT JANË INFORMUAR NË M.MADHE
Artikulli tjetërSHUHET UMBERTO ECO, KULTURA ITALIANE NË ZI