VRITET EDHE IDAJET BALLIU, 24-VJEÇAR NGA LIBRAZHDI.
Rritet numri I shqiptareve te vrare ne Siri, pas vrasjes te premten, te nje 24 vjeçari nga Librazhdi.
Viktima e radhes eshte Idajet Balliu dhe vdekja e tij është njoftuar në rrjetet sociale nga shokët e tij të luftës, të cilët kanë publikuar foton e trupit të vdekur të të riut.
24 vjeçari, i datëlindjes 10 maj 1990 është vrarë në një betejë në Alepo, e cila ka nisur që gati një javë.
Balliu ishte nga fshati Dragostunjë i Librazhdit, dhe emri I tij i luftës ishte ‘Ebu Derda esh Shami’, qe do te thote “I biri i Derdasë nga Shami”. Shami është zona që përmbledh Palestinën, Sirinë, Irakun, Libanin dhe Jordaninë.
Deri tani, numri I shqiptareve nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia te vrare ne luftimet ne Siri E Irak eshte rreth 20, ndersa pjesa me e madhe e tyre jane nga Kosova.
Zyrtarisht eshte pranuar se ne Siri dhe Irak, luftojne mbi 100 shqiptare, ndersa jozyrtarisht mendohet se kjo shifer eshte shume me e larte.
Ende nuk dihet se me cilen ane luftojne shqiptaret ne Siri dhe Irak.
Kohet e fundit, te tre vendet ballkanike kane miratuar ligje qe ndalon pjesmarrjen ne konflikte te armatosura jashte territorit shteteror.
Nderkaq, ne Kosove, prej ditesh ka nisur nje vale arrestimesh, hetimesh e gjykimesh ndaj elementeve qe mednohet se kane lidhje me luften ne Irak dhe Siri.