Ky është çifti Fejzi dhe Semiha Suma të cilët kanë shitur rroba në tregun e Zdrales në Shkodër. Edhe pse nuk kanë asnjë të ardhur tjetër dhe ai treg që me 12 mars është i mbyllur, ky çift nuk e ka përfituar pagën e luftës si një pjesë tjetër.

Shkak për këtë është bërë kalimi i këtij biznesi të vogël nga emri i bashkëshortit Fejzi Suma në emrin e bashkëshortes së tij Semiha. Ky ndryshim është bërë për shkak se Fejzi Suma është i sëmurë dhe në qershor pret të dalë në kemp.

Për të njëjtin dyqan në tregun e Zdrales Fejzi Suma e ka mbyllur niptin dhe është një nipt i ri në emrin e bashkëshortes Semihasë. Kjo e fundit nuk e përfiton pagën e luftës sepse cilësohet biznes i ri edhe pse në fakt është i njëjti dyqan dhe të njëjtit persona që shesin aty prej 20 vitesh.

Si ky çift që nuk përfitojnë pagën e luftës edhe pse kanë shumë vite që tregojnë si biznes i vogël ka disa në Shkodër ndërsa ende nuk dihet se cila do të jetë zgjidhja për ta për shkak se e kanë të vështirë të përballojnë këto muaj pa asnjë të ardhur.

Artikulli paraprakSHKODËR, TREGTARËT E ZDRALES PA PAGËN E LUFTËS
Artikulli tjetërU SHKATËRRUAN NGA TËRMETI, BE DO TË RINDËRTOJË 22 SHKOLLA, AMBASADORI SORECA FIRMOS KONTRATËN