Qendra e gruas “Hapa të Lehtë” festoi 20 vjetorin e themelimit të saj në një aktivitet të zhvilluar në mjediset e hollit të bashkisë Shkodër. Drejtuesja aktuale Helga Dizdari shprehet se problemet sociale me gratë dhe vajzat të cilat janë në fokus të kësaj qendre vijojnë të jenë të mëdha për shkak të dhunës me bazë gjinore, vrasjeve të grave e vajzave apo edhe mentalitetit të shoqërisë shqiptare….
Alketa Leskaj e cila drejtoi qendrën “Hapa të Lehtë” për 15 vite me radhë u shpreh se sfidat mbeten ende të shumta në trajtimin e grave dhe vajzave dhe se kjo qendër dha një kontribut edhe në miratimin e ligjeve të rëndësishmë. Pedagogia Diana Kastrati, një prej themelueseve të qendrës “Hapa të Lehtë” tregon për vështirësitë në momentet e para kur kjo strehë për gratë dhe vajzat shkodrane nisi rrugëtimin ne saj në vitin 2004…
Në këto 20 vite qendra e gruas “Hapa të Lehtë” i ka ardhur në ndihmë mijëra grave e vajzave shkodrane të gjendura në vështirësi, shpesh herë të dhunuara dhe pa asnjë mbështetje që të integrohen në jetë duke i ofruar mbështetje të plotë.