20 vjeçari i armatosur grabit farmacinë tek “Siri Kodra”,vjedh 8 mije leke

Një farmaci është grabitur rreth 30 minuta më parë në rrugën “Siri Kodra” në Tiranës. Policia njofton paraprakisht se një person i seksit mashkull rreth 20 vjeç, dyshohet se ka hyrë i armatosur në farmaci dhe ka marrë prej andej një shumë parash prej rreth 8 000 lekësh. Njoftimi: Më datë 10.01.2017, rreth orës 18:18, në rrugën “Siri Kodra”, tek një farmaci, ka hyrë një person i seksit mashkull, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë me armë zjarri, ku ka arritur të marrë shumën monetare prej 8.000 Lekësh. Grupi hetimor në vendin e ngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakPRESIDENTI NISHANI NGRE ALARMIN: KRIMI I ORGANIZUAR DO TË TENTOJË TË KAPË ZGJEDHJET PARLAMENTARE
Artikulli tjetërKËRCËNON ME THIKË DHE PËRPLAS ME MAKINË KUNATËN