Një 20-vjeçar nga Tirana, i dehur në timon, ka përplasur me makinën e tij një familje që udhëtonte me një Peugeot në rrugën Vlorë-Sarandë, pranë Porto Palermos.
Fati deshi që familja e D.Z. që kishte një fëmijë të vogël me vete, të shpëtonte vetëm me lëndime dhe sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, Policia e Vlorës i ka vënë prangat Elio Tushajt nga Tirana që drejtonte nën efektin e pijeve alkoolike, një “Skoda” me targa AA 139 SY
Tushaj akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.