Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ditën e sotme, ku një 20 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka pirë fotoksinë. I riu është vetëhelmuar, por shkaqet që e kanë çuar drejt këtij veprimi ende nuk janë zbuluar nga Policia.
Pasi familjarët e kanë gjetur në banesë e kanë çuar drejtë spitalit, por ai ka nuk ka mundur të mbijetoj dhe ka ndërruar jetë në spital. “Më datë 10.01.2018, në fshatin Kullë, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi B.D vjeç 20, i cili vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë./Opinion.al