KËSHILLI BASHKIAK I SHKODRËS ZHVILLON MBLEDHJEN E RADHËS. Këshilli bashkiak I Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e radhës e cila sërish ka filluar me vonesë ashtu siç ndodh gjithmonë.

Gjatë kësaj mbledhjeje një prej pikave të miratuara ishte shtimi i 200 aboneve të transportit urban për studentët të cilat do të subvencionohen nga Bashkia Shkodër. Këshilltarët miratuan edhe 4 pika shtesë në këtë mbledhje për të cilat grupi i majtë nuk ishte dakord. Një debat u zhvillua edhe për vendosjen e bustit të atdhetarit “Mehmet Shpendi” në lagjen “Mark Lula” ku sipas këshilltarit Metushi banorët atje kërkojnë një tjetër vend. Gjatë mbledhjes u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës bashkë me 4 pikat shtesë për të cilat grupi i majtë votoi kundër.

Artikulli paraprakLIHEN TË LIRË TË ARRESTUARIT E PROTESTËS
Artikulli tjetërRADHË NË QKR, QYTETARËT: JEMI TË PAKËNAQUR