200 familje në lagjen “Fermentim” në periferi të Shkodrës, prej rreth 20 vitesh nuk kanë ujë të pijshëm dhe kanalizime ujrash të bardha e të zeza.
Përveç kësaj infrastruktura rrugore lë shumë për të dëshiruar. Banorët e kësaj lagjeje thonë se në kohë fushate uji pijshëm ka qënë premtimi me ardhjen në pushtet të çdo partie. Perveç ujit të pijshëm mungesa e infrastrukturës është një tjetër shqetësim i ngritur nga banorët. Që pas viteve 90 kur zunë vend aty me qindra familje në lagjen “Fermentim”përballen me problemet social-ekonomike, ndërsa deri më tani asgjë nuk është bërë si nga pushteti lokal dhe ai qëndror.