Banoret e fshatit Golem të njesisë Rrethina kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me hapjen e 200 metrave rruge e cila është mjaft jetike për to.
Ata thonë se rruga është pronë shteterore , dhe se bashkia Shkoder e ka zgjidhur kete problem me personin që pretendohet se ka qenë e tij .
Kjo rrugë ua ka vështirësuar aktivitetin e përditshëm rreth 250 banorëve të fshatit Golem. Ndërkohë banorët thonë se janë dhënë premtime gjatë fushatave elektorale për hapjen e kësaj rruge por ende nuk është berë asgje.
Ata i bëjnë thirrje institcioneve përgjegjëse që ti japin zgjidhje kësaj problematike.