Për më shumë se 12 kilometër ecje në një terren të vështirë, më shumë se 200 qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare iu bashkuan edicionit të shtatë të ecjes në malin e Taraboshit.
Me nismën e Kastriot Facit, pika e nisjes ishte në Zogaj, përderisa vazhdimi ishte në një terren mjaft të vështirë dhe guror deri në maje të malit të Taraboshit. Pjesëmarrësit shprehet tejet të emocionuar për këtë eksperiencë tejet të veçantë, e cila u shërben jo vetëm për aktivitet fizik, por edhe për të bashkuar shqiptarët me njëri tjetrin. Udhëtimi pas një pushimi të këndshëm në majë të malit të Taraboshit ka vijuar në vazhdim, për të përfundur deri në Oblikë, aty ku merr fund një ecje e gjatë, e cila përveçëse u ka dhuruar pjesëmarrësve adrenalinë, ka dhënë për të shtatën herë mesazhin e jashtëzakoshëm të bashkimit të shqiptarëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë.
Këtij udhëtimi mbreslënës iu bashkuan një numër i madh fëmijësh dhe të moshuarish.