TË RINJTË FESTOJNË NË QYTET ME KËNGË, VALLE E LOJËRA .Te rinjte e shkolles “Maria Ndihmetare” dhe te oratorit “Dom Bosko” kane festuar kete te hene 200 vjetorin e lindjes se Dom Gjon Boskos me ane te nje aktiviteti plot kenge, valle, e lojera te ndryshme te realizuara nga vete ato.
Kete aktivitet te pervitshem nxenesit dhe drejtuesit e shkolles vendosen ta nxjerrin jashte ambjenteve te shkolles ne menyre qe edhe te rinjte e tjere te qytetit te Shkodres te behen pjese e aktiviteteve qe organizohen ne nder te Dom Boskos. Dom Bosko lindi me 8 dhjetor te vitit 1815 ndersa aktiviteti filloi ne Torino me 8 dhjetor te vitit 1841 ndersa sot si ne Shqiperi edhe ne shume vende te tjera te botes jane perhapur qendrat e shkollat ne nder Dom Boskos i njohur si “Mesuesi i te rinjve”