PËR HERË TË PARË ZHVILLOHET “JAVA KUNDËR TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE”. 7 qenie njerëzore brenda këtij viti kanë qenë të mundshme për tu trafikuar në qarkun Shkodrës. Konfirmimi vjen në javën kombëtare kundër trafikimit nga Atila Uligaj koordinatore e kësaj fushate sensibilizuese. Shqipëria është një vend burimor për trafikimin e qenieve njerëzore.

Kërkohet një sensibilizimin i të gjithëve për minimizimin e këtij fenomeni.Për herë të parë gjatë këtyre 20 viteve po zhvillohet java kombëtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo fushatë po koordinohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyra kombëtare antitrafik dhe organizata “Gruaja tek gruaja” në bashkëpunim me njësinë antitrafik të prefekturës së qarkut Shkodër. Fushata sensibilizuese do të zgjasë për 4 ditë me sloganin “trafikimi i personave është krim”. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/taexWgf41U8?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMAMOGRAFIA, SENSIBILIZOHEN GRATË
Artikulli tjetërUNIVERSITETI I SHKODRËS HAP DYERT