SHQIPËRIA REGJISTRON PËRQINDJEN MË TË LARTË, 266 PËRQIND MË SHUMË SE NË 2013.Në 10 muajt e parë të 2014 kërkesat për azil nga shqipëtarët në vendet Shengen vijuan tendencën e dëshmuar në janar të këtij viti. 

Në këtë periudhë, sipas raportit më të fundit të agjencisë europiane, FRONTEX, Shqipëria regjistron përqindjen më të lartë, 266 përqind më shumë se në 2013, e ndjekur nga Mali I Zi me 164 përqind, Bosnja 65 përqind, Serbia 44  përqind, ndërsa Maqedonia regjistron një rënie prej 6 përqind të kërkesave pêr azil në Europë. Dyndja më e madhe e azilkërkuesve shqiptarë vërehet nê Gjermani me 5970 kërkesa gjithsej, që vlerësohet gati 662 përqind më shumë se një vit më parë. Dokumenti i Varshavës daton më 17 Nëntor dhe vlerëson prurjet e raportuara nga shtetet anëtare nga 29 shtatori deri në 2 Nëntor. Shqipëria renditej në Tetor e dyta me 19 përqind, pas Serbisë (48%) që kryesonte për gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të kërkesave për azil nga 5 vendet ballkanike përfituese të regjimit pa viza. Bosnja dhe Maqedonia ndanë të njëjtën pjesë torte, 15%, ndërsa Mali i Zi shënoi numrin më të ulët të kërkesave, vetëm 3 përqind. Nga 33 706 azilkërkuesë të regjistruar në tërësi përgjatë 10 muajve në 5 vendet më të prekura të Shengenit, Gjermania mbetet vendi më i synuar nga rajoni me 77 përqind kërkesa më shumë se një vit më parë, ndërsa Suedia pati ngjashëm raste sa viti i kaluar, por FRONTEX analizon se kjo u shkaktua nga rritja prej 59 përqind e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, ku numërohen 1352 aplikime të reja këtë vit. Ulja e regjistruar gjatë Tetorit në Belgjikë e Zvicër, respektivisht me -13 përqind dhe -15 përqind solli një rritje mospërfillëse të aplikimeve vjetore në tërësi në këto dy vende, posaçërisht prej 1% dhe 10%, krahasuar me 2013. Për të njëjtën periudhë (10muajt e parë të 2014), në Luksemburg vlerësohet një rritje prej 90 përqind e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, me 116 kërkesa të reja gjithsej. Në Tetor, 898 veta u kthyen në Tiranë, forcërisht ose vullnetarisht, duke u pozicionuar të dytët edhe për këtë tregues, pas Serbisë ku regjistrohen 2305 riatdhesime. Me përjashtim të Suedisë e Luksemburgut që nuk kanë kthyer asnjë shqiptar me forcë, por vetëm vullnetarisht, përkatësisht 4 dhe 44 shqiptarë, Belgjika detyroi 31 persona të kthehen pa dëshirën e tyre dhe 61 të tjerë vullnetarisht, Gjermania ktheu 71 me forcë dhe 5 me vullnet të lirë, ndërsa nga Zvicra u kthyen me detyrim 41 shqiptarë dhe nuk u regjistrua asnjë kthim vullnetar. Në grafikun për Shqipërinë nga Njësia e Analizës për Riskun vërehet se kërkesat për azil përgjatë2014 janë më të larta se në dy vitet e mëparshme, sikundër parashikohet tendenca për rritje të azilkërkuesve në javët vijuese të dimrit, ndryshe nga vendet e tjera ballkanike. Ky dokument u paraqit nga komisioni ndaj Këshillit të BE-së në Dhjetor dhe raporti i ardhshëm i FRONTEX mbi 5 vendet e Ballkanit që përfitojnë nga regjimi pa viza pritet të dorëzohet në fund të Janarit.

Artikulli paraprak2015 DHE PROJEKTET E KENGETAREVE ME TE NJOHUR
Artikulli tjetërMIQËSORE, REAL MADRID – MILAN, PSG-INTER