SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-s ANALIZON VITIN QË LAMË PAS. “2014-a një vit i errët për sigurinë europiane”. Kjo ka qenë kryefjala e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltnberg, gjatë prezantimit të raportit vjetor të Aleancës në Bruksel.
“Sulmet e Parisit na kanë kujtuar në mënyrën më brutale kërcënimet me të cilët duhet të përballemi”. Ai u bëri thirrje shteteve anëtarë që të investojnë më tepër në siguri, duke konfirmuar mesazhin e dalë edhe prej Samitit të Uellsit të mbajtur në vjeshtë të vitit 2014. Stoltenberg foli edhe për mbylljen e misionit luftarak në Afganistan, përforcimin e bashkëpunimit të me partnerët nëpër botë.