DISA SEGMENTE DO TE RIKONSTRUKTOHEN, POR INVESTIMET KRYESISHT PËR MIRËMBAJTJE. Me buxhetin e ri te keshillit te Qarkut te Shkodres, tashme jane percaktuar edhe disa prej investimeve nen je nga drejtorite me te rendesishme te ketij institucioni por edhe me te perfolurat.
Ne buxhetin e Keshillit te Qarkut te Shkodres, evidentohet qarte se do te jene 4 segmente ne te cilat do te nderhyhet gjate ketij viti fale buxhetit te ri te keshillit te Qarkut te Shkodres. Sipas tabeles se evidentuar behet me dije se gjate ketij viti do te ndertohet nje mur mbrojtjes ne segmentin rrugor Nr.9 Tamare – Vermosh ne km 36, do te kryhet rikonstruksioni I segmentit rrugor Kir- Mali I Shoshit, do te ndertohet mure mbajtes ne segmentin rrugor Mes Qender Shllak, por do te kete edhe ndertimin e murit mbrojtes ne segmentin Mali I Shoshit B.Lumi Prroi I pylles ne km 52 te saj. Nje nga investimet kryesore qe pritet te perfshije rruget rurale ne Qarkun e Shkodres, do te jete riparimi I shtresave me cakull I aksit rrugor nr.2 Guri I Mathes – Shosh Ura e re Lotaj e cila do te kap shifren e 36 milion lekeve. Keto investime edhe pse nuk jane ne nivelin e duhur, duket se do te permiresojne sado pak situten rrugore ne keto segmente te cilat shpesh here kane qene te rrezikshme per drejtuesit e automjeteve