Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur sot shorti i Kategorisë Superiore për sezonin 2016-2017.
Edhe këtë vit do të jenë 10 ekipe në kategorinë e më të mirëve të futbollit shqiptar. Do të zhvillohen 4 faza me 36 ndeshje në total. Java e parë e Superiores do të zhvillohet më 7 shtator, ku kampionët e Skënderbeut do të presin në Korçë Flamurtarin, Tirana do të udhëtojë në Durrës ku do të ndeshet me Teutën, Vllaznia do të luajë me Kukësin në Shkodër. Nënkampionët e Partizanit do ta luajnë ndeshjen e parë ndaj Luftëtarit të sapo ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa Korabi do të luajë ndaj Laçit. Derbi i parë i sezonit të ri Partizani-Tirana do të zhvillohet në javën e katërt në “Elbasan Arena”.
JA SHORTI I FAZES SE PARE TE KAMPIONATIT
Java 1 Vllaznia- Kukësi
Java 2 Partizani- Vllaznia
Java 3 Vllaznia- Flamurtari
Java 4 Korabi- Vllaznia
Java 5 Vllaznia- Skënderbeu
Java 6 Luftëtari- Vllaznia
Java 7 Vllaznia- Laçi
Java 8 Vllaznia- Teuta
Java 9 Tirana- Vllaznia