Viti 2016-a në Shqipëri erdhi me lindjen e një vajze në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë. Mjekët kanë raportuar se foshnja lindi disa minuta pas hyrjes së vitit 2016. Vogëlushja lindi me një peshë normale prej 3 kg e 500 gram.
Gjendja e fëmijës së porsalindur është e mire po ashtu edhe gjendja e nënës. Prindërit shprehen të lumtur për ardhjen në jetë të vogëlushes duke uruar njëherazi gjithë qytetarët që viti 2016 të jetë sa më i mirë dhe më të lumtur. Prindërit kanë vendosur që vajzën e tyre ta quajnë Ambla. Megjithate ne keto dite festive, nje urim shkon per punonjesit e shendetesise te cilet gjate nates se nderrimit et viteve kane qene ne gadishmeri per cdo emergjence apo te papritur te njerezve.