Pavarësisht krizës ekonomike që prej vitesh ka përfshirë dhe vendin tonë, shqiptarët nuk heqin dorë nga pushimet jashtë vendit. Sipas statistikave të agjensive turistike, fundi i 2015-ës ka shënuar një rritje të prenotimeve për të festuar krishtlindjet dhe ndërrimin e viteve jashtë vendit.

Mali i Zi dhe Maqedonia mbjanë edhe këtë vit vendin e parë të listës së preferencave të shqiptarëve për të kaluar pushimet.  Për ata që deshën të shpenzojnë pak, Shqipëria ka ofruar goxha mundësi. “Korça, që dominon Dardha dhe Voskopoja pasi dihet që aty ka dhe njësi akomoduese shumë të mira dhe ka disa resorte që ofrojnë një akomodim të këndshëm, të ngrohtë dhe me çmime jo shumë të shtrenjta, jo shumë të ekzagjëruara sepse dhe vendet rreth e rrotull rajonit që të jemi të sinqertë paktetat që ne kemi për fundvit janë të shtrenjta dhe ato përballohen vetëm nga një shtresë e caktuar e klientëve. Ndryshe nga vitet e tjera, sulmet terroriste në Paris dhe kërcënimet për kryeqytetet e tjera të Europës, kanë frenuar shqiptarët t’i përzgjedhin si destinacione turisitike . Nuk kanë qenë të paktë edhe ata shqiptarë, që kanë preferuar të shijojnë rrezet e diellit në dimër, duke prenotuar pushime në vende të ngrohta dhe ekzotike.

Artikulli paraprakZbardhet ngjarja e vrasjes se dy vellezërve ne Drisht
Artikulli tjetërPD, 8 VIKTIMA NË VITIN E RI, POLICIA TË NDËRHYJË