3 pushkë, 1 automatik, 1 pistolet si dhe një sasi prej 290 fishekësh janë dorëzuar në komisariatin e policisë së Shkodrës gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të nismës për dorëzimin vullnetar të armëve.

Po ashtu, 2 ditë më parë policia raportoi dorëzimin e 7 armëve të zjarrit dhe 2520 fishekëve, ku në Komisariatin e Policisë Shkodër, 3 armë zjarri dhe 120 fishekë, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, 2 automatikë, 1 mitroloz i lehtë dhe 200 fishekë dhe në Komisariatin e Policisë Vau Dejës, 1 armë zjarri dhe 2200 fishekë. Nisma për dorëzimin vullnetar të armëve është ndërmarrë nga Ministria e Brendshme dhe do të zgjasë deri në muajin prill. Gjatë kësaj kohe, kushdo që dorëzon armët pranë komisariateve përkatëse nuk do të ndiqet penalisht apo dënohet.

Artikulli paraprakMANJANI: RAMA PRESION METËS. PARTNERËT KËRKUAN SHKARKIMIN E TAHIRIT
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, VENDIMET MUND TË ANKIMOHEN