5 maji, Dita e Dëshmorëve duhet të shërbejë si një ditë bashkimi dhe jo për të krijuar ndasi të reja.

Kështu u shpreh ministri i jashtëm Ditmir Bushati gjatë aktivitetit në kinema Millenium për 5 majin. Sot tha ministri Bushati nuk kemi përballë armiqtë e kohës së luftës por një sfidë për t’u shkëputur nga e kaluara dhe ky tranzicion 25 vjeçar. Organizatorët u shprehën se 5 maji është një ditë e shënuar për Shqipërinë. Ashtu si çdo vit në ditën e dëshmorëve u zhvillua një koncert nga nxënësit e shkollave ndërsa të pranishëm ishin përfaqësues të PS dhe LSI.

Artikulli paraprakPARADOKSI I 5 MAJIT, MBETJET DIGJEN PRANË VARREZAVE
Artikulli tjetër5 MAJI , BUSHATI : NUK MUND TË JETË JUSTIFIKIM KJO DITË PËR NDASI TË REJA