Një 61 vjeçar nga fshati Kasnec i Njësisë Administartive Pult të Shkodrës është ndaluar, pasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zastava” me 8 fishekë.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Gjergj Fusha, pasi pistoleta iu gjet gjatë një kontrolli në banesën e tij pasditen e 9 qershorit. Policia njofton se ndalimi i shtetasit Fusha u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative. Për këtë ndalim, materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. 61 vjeçari Gjergj Fusha do të gjykohet nën akuzën e “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Artikulli paraprakMASAT PËR NDESHJEN KOSOVË- TURQI
Artikulli tjetërBASHA: MBAROI SHEQERI, ILIR!