Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, mosha e daljes në pension për gratë rritet më dy muaj.

Drejtoresha Rajonale e Institutit të Sigurimeve Shoqërore bën me dije se kjo është hera e tretë që aplikohet shtesa prej 2 muajsh. Sipas Stakës, rritja e moshës së pensionit do të vijojë gradualisht deri në vitin 2032. Ligji i ri ka 3 vite që ka hyrë në fuqi, ndërsa parashikon që me një shtesë të përvitshme prej 2 muajsh, mosha e daljes në pension për gratë të jetë 65 vjeç.

Artikulli paraprak“ÇIZMET E VERDHA” NJË PËRMBLEDHJE KUJTIMESH NDËR VITE
Artikulli tjetërVOLEJ, VLLAZNIA E NIS MBARË NË KUPË, MUND ERZENIN