Sfida e këtij shekulli është që të gjithë njerëzit të përfitojnë prej shërbimeve të internetit.

Në Shqipëri, numri i përdoruesve sa vjen dhe rritet, megjithatë tregu kërkon investime që gjithçka të shkoj në korrent me kohën, e krahasuar edhe me vendet perëndimore, të cilat kanë zhvillimin më të lartë në këtë hapësirë. Sipas kyetarit të Këshillit Drejtues të AKEP Tiranë, Ilir Zela, investimet që janë bërë në qytetin e Shkodrës për zgjerimin e rrjetit kanë qenë të kënaqshme, jo vetëm në qytet por edhe përtej tij nëpër fshatra, sidomos në Velipojë.

Ndërkohë, për 2018-ën shpresohet të investohet sa më shumë edhe në cilësinë e internetit gjatë kohës së shirave, në mënyrë që të shmangen problematikat. AKEP, pritet të ketë ndikim dhe mbështetje tek kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit. Përderisa, Zela kërkon mbështetje nga pushteti lokal dhe ai qëndror për përparimin sa më të shpejt. 2018-a dhe vitet në vazhdim do të kenë fokus shpërndarjen e linjave të internetit në zona të largëta malore, duke u dhënë kështu mundësinë të gjithë qytetarëve të kenë akses në internet.

Artikulli paraprakERNEST GJOKA: NDRYSHIMI TEK VLLAZNIA NË 2018-ën
Artikulli tjetërArrestohen tre të rinj në Laç, qëlluan me armë në lagjen ku vdiq 16-vjeçari