Numri i lartë i aksidenteve rrugore, ka çuar në nevojën e më shumë rregullave dhe masave. Për këtë, policia rrugore e shkodres ka hartuar një plan të ri masash. Ky plan vjen për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjes së parametrave të sigurisë. Ne fokus jane kontrollet per xhamat e zinj, mungesa e dokumentacionit perdorimi i celularit . Sipas Policisë, ka një shtim të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga këmbësoret. Kjo eshët evidentuar nga analizimi i rasteve të fundit të aksidenteve.

Në zbatim të planit të ri të Masave janë hartuar edhe disa detyra shtesë që lidhen kryesisht me vendosjen e shërbimeve të Policisë Rrugore apo të Patrullave të Përgjithshme, në vendkalimet për qytetarët në pikat ku ka më shumë lëvizje të qytetarëve. Por, kjo nuk lë jashtë vëmendjen edhe pikat e tjera me qëllim monitorimin, këshillimin dhe orientimin e qytetarëve për të respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor. Në rast moszbatimi të tyre, Policia Rrugore ka paralajmëruar se do të vërë në zbatim edhe masat administrative për qytetarët.

Artikulli paraprakI VË FLAKËN AUTOMJETIT TË BASHKFSHATARIT, SHPALLET NË KËRKIM 27-VJEÇARI
Artikulli tjetërMERKATO, GJYREZI: NË DORË TË STAFIT TEKNIK