2023 ishte një vit i suksesshem për turizmin në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 1 milion e 300 turist e vizituan këtë rajon gjatë sezonit veror të këtij viti.Zona më e frekuentuar ka qenë bregdeti i Shëngjinit, por pa lënë pas dhe turizmin historik dhe gastromik të cilët kanë marrë mjaft vemendje.Krahas bukurive natyrore, përmiresimi i shërbimeve, promovimi që është bërë dhe çmimet konkuruese e kanë bërë Lezhën mjaft tërheqese.
Më besniket e rajonit të Lezhës vijojnë të jenë shqiptaret e Kosovës, por këtë vit ka patur dhe rritje të turisteve të huaj kryesisht Italian thotë drejtori i turizmit në Bashkinë Lezhë Renaldo Xhani.
Turizmi në Lezhë po njeh gjithnjë e më shumë zhvillim, por afidë për pushtetin vendos dhe biznesin vendas mbetet zgjatje e sezonit përtej tre muajve të veres.