Shkodra po mbyll një vit të vështirë sa I takon papunësisë. Kështu është shprehur, Albert Tuka, kryetar I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura për qarkun Shkodër.
Tuka shton se me këto ritme, nuk pritet ndonjë përmirësim gjatë vitit 2025 në sektorin privat dhe jo vetëm, pasi mungojnë politikat mbështetëse.
Që pas pandemisë, biznesi I vogël dhe I mesëm në Shkodër ka pësuar humbje të mëdha, duke bërë që pothuajse gjysma e subjekteve të regjistruara të shpallin falimentin.