Në të gjitha lagjet dhe zonat periferike të qytetit të Lezhës, ku ka probleme me infrastrukturen rrugore do të ndërhyhet menjëherë pas zbatimit të projektit të kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza i cili ka nisur zbatimin në terren prej disa javesh.Konfirmimi ka ardhur nga nënkryetari i Bashkisë Lezhë Elson Frroku, sipas të cilit me buxhetin e vitit 2025 i cili u miratua pak ditë më parë nga Këshilli Bashkiak janë planifikuar një sërë investimesh infrastrukturore në zonat ku ka probleme.
Bashkia Lezhë do të ndërhyje në 51 akse rrugore në qytetin e Lezhës, ku është parashikuar rehabilitimi dhe asfaltimi i tyre.Puna do të nisë pas përfundimit të projektit të Bankes Gjermane KFV në Bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare investim me vlerë 16 milion euro, ku po sistemohen kanalizimet e ujerave të bardha në të gjitha qytetin me qëllim për ti dhënë zgjidhje njëherë e mire problemit të përmbytjeve.