Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla foli pas mbledhjes së grupit dhe theksoi edhe njëherë se do të depozitojnë kallëzim në SPAK për 21 janarin. Balla tha se kanë në dorë prova të reja dhe i bëri thirrje SPAK që ta rihapë këtë çështeje.
‘Kam deklaruar se PS është subjekti që ka thirrur protestën e 21 janarit. Jemi palë e dëmtuar në atë ngjarje dhe në dritën e provave të reja, një prove që është një audio përgjim që është bërë publik.
Bazuar në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është një dosje që gjendet në Prokurorinë e Tiranës dhe vazhdojmë ta kërkojmë për të nxitur hetimin nga SPAK për ta hetuar. Në orët në vijim PS do ketë kallëzimin e vet.’