Kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë ka folur për ngjarjen e 21 janarit pas takimit që ka patur me familjarët e 4 viktimave.

Kryeministri u shpreh se nuk do të jetë e largët dita kur do vihen përpara drejtësisë urdhëruesit, vrasësit dhe ato të cilët kanë shpallur të pafajshëm vrasësit e 21 janarit.Rama tha gjithashtu se 21 janari ështe vetmja dosje pa gjyq, por që një ditë ,atëherë kur drejtësia të vihet në vend,  do vihen para drejtësisë përgjegjësit. Ai u ndal edhe te sistemi i drejtësisë duke e cilësuar të kalbëzyer dhe se atëherë kur të vendoset drejtësia për 21 janarin do ketë drejtësi në këtë vend.Në fund Rama tha se:” Ne nuk e tradhëtojmë 21 janarin, Partia Socialiste nuk do të tradhëtojë as reformën në drejtësi.”

Artikulli paraprak21 JANARI, DEBATE TË ASHPRA MES DEPUTETËVE
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI RAMA DHE KREU I KUVENDIT META, TRE ORË SË BASHKU