Ministria i Drejtësisë Ulsi Manja ka shprehur kritika se pse ende nuk ka drejtësi për 4 viktimat e 21 janarit. Në një konferencë për mediat Ulsi Manja tha se ka një provë të re materiale se kush janë urdhëruesit e 4 vrasjeve.

‘Të mos minohet shteti i së drejtës. 21 janari është krim shtetëror është akt i pastër krim terrorist i shtetit dhe nuk ka asnjë justifikim, kushdo që përpiqet të justifikoje këtë krim shtetëror si krim pushteti kryen një krim të ri mbi drejtësinë. Janë vrarë në demokraci duke protestuar si qytetarë të lirë ditën për diell nga pushkët e pushtetit të kohës. Edhe pse ky është një fakt i ditur botërisht, përpos vetë deklarimeve të vullnetshme të ish-kryeministrit Berisha se ato i varu shteti, nga mbarë më darkë ka një provë të re materiale që mbështet tërësisht deklarimet e ish-kryeministrit dhe provon se kush janë urdhëruesisit dhe autorët e vërtetë të 4 vrasjeve. Shqipëria ende sot reket ti japë fund tranzicionit të gjatë politik duke pasur lak për qafë pa ndëshkuar. Ky krim shtetëror i pa ndëshkuar vazhdon që tu bëjë karshillëk jo vetëm viktimave por vet drejtësisë së re. Në hundën e saj.’- tha Manja.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ VË NË GATISHMËRI EDHE “SHQIPONJAT” E FNSH, POLICIA THIRRJE DREJTUESVE TË MJETEVE
Artikulli tjetërMBYLLET PJESA E PARË E TAKIMIT VLLAZNIA-LAÇI 2-0