Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me “21 janarin” kur SPAK ka regjistruar sot procedimin.

Basha u shpreh se është në dispozicion të drejtësisë për zbardhjen e plotë të çështjes.

“Të hetohet gjithçka në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Ky është mesazhi im. Mbetem në dispozicion të çdo akti të drejtësisë për të bërë zbardhjen e drejtësinë e plotë për 21 janarin”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur nëse Ministri i Brendshëm ka dhënë urdhër që qytetarët të qëllohet, Basha ka mohuar që një gjë e tillë të jetë e vërtetë.

Artikulli paraprakU PARAQIT NË SPAK, EDMOND NDOU: U PARAQITA SI PERSON NË DIJENI PËR NJË ÇËSHTJE NË HETIM
Artikulli tjetërDIGJET MAGAZINA USHQIMORE NË KURBIN