21 janari, qeveria 160 mln lekë dëmshpërblim për 4 viktimat

Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i vendimeve gjyqësore për viktimat e ngjarjes së 21 janarit 2011. Këshilli i MInistriave ka miratuar një fond prej 160 milionë lekë për dëmshpërblimin e familjeve të katër viktimave të 21 janarit. Fondi i vënë në dispozicion të Ministrisë së Brendshme, do t’u shpërndahet familjeve të Hekuran Dedës, Aleks Nikës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtos, të rënë në protestën e opozitës në 21 janar të 6 viteve më parë, pasi u qëlluan për vdekje nga Garda e Republikës. Qëllimi i këtij projektvendimi është shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për viktimat e ngjarjes së 21 janarit 2011. Familjarët e 4 viktimave, i kërkuan qeverisë t’i dëmshpërblejë me 400 milionë lekë. Ata fituan edhe proceset gjyqësore. Vendimi i qeverisë vjen 3 ditë para përvjetorit të 6 të 21-Janarit 2011 ku u vranë 4 protestuesit dhe u plagosën shumë të tjerë.

Artikulli paraprak12-VJEÇARI QËLLON ME ARMË MËSUESEN DHE 2 NXËNËS, PLAGOSEN RËNDË
Artikulli tjetërITALIA KËRKON 17 MIJË PUNONJËS SEZONALË ME FLUKSET 2017, SHQIPTARËT NDËR TË PARËT