Federata Universale e Paqes ndau në Shkodër 21 tituj Ambasador për Paqen për personalitete që prej vitesh kontribuojnë në fusha të ndryshme. Inson Kwon, kryetar i Federatës për Paqen në Europë dhe Azinë Juglindore thotë se në një kohë mes luftrash e konfliktesh, Paqja është shumë e rëndësishme në mesin tonë….

Në Shqipëri janë mbi 5 mijë persona që kanë marrë titullin Ambasador i Paqes dhe kjo tregon se familjet shqiptare e duan paqen në botë. Të gjithë që e marrin këtë emërim sot do ju kërkoja që të punoni për kombin. Ka shumë luftra e konflikte në botë por njerëz si ju mund të ndërtojnë paqen”.
Disa prej personaliteteve që morën titullin Ambasador për Paqen treguan se do të mundohen që të kontribuojnë për një shoqëri sa më të mirë…

Ky është aktiviteti i parë që zhvillohet nga Federata Universale e Paqes në Shkodër për këtë vit duke nderuar 21 personalitete të këtij qyteti si Ambasador të Paqes.

Artikulli paraprakQEVERIA MIRATON VENDIMIN, RRITET TRAJTIMI FINANCIAR PËR 6000 EFEKTIVË TË FA
Artikulli tjetërERDOGAN NË TIRANË, SHQIPËRI – TURQI FIRMOSIN 3 MARRËVESHJE TË PËRBASHKËTA!