DEBATET DHE MOSMARRËVESHJET KANË NISUR PËR EMRIN E KANDIDATIT. Në prag të zgjedhjeve lokale, situata në radhët e mazhorancës në Shkodër nuk është aspak e qetë, për shkak të kundërshtive dhe përplasjeve mes klaneve të ndryshme që janë krijuar që pas fitores së bujshme të së majtës në kryeqendrën e Veriut.

Pak ditë pas përplasjeve që u shënuan në kampin demokrat në zgjedhjet për drejtuesit e rinj të departamenteve të kësaj dege, një situatë thuajse e ngjashme paraqitet jo vetëm brenda drejtuesve të PS-së, por edhe mes përfaqësuesve të PS-së dhe atyre të LSI-së. Gjithçka duket se është rënduar nga tensionimi i marrëdhënieve mes deputetëve të PS-së së Qarkut të Shkodrës, ku edhe pse është ende herët të flitet për kandidaturat e majta për kryetar të Bashkisë së Shkodrës, nga burime konfidenciale brenda këtyre partive, Star Plus ka arritur të zbardhë edhe mosmarreveshjet brenda këtyre dy partive kryesore të mazhorancës qeverisëse. Gjithçka ka nisur nga zërat se një nga emrat e PS-së për kandidate të mundshme në garën e 21 qershorit . Gjithsesi duket se deputetet nuk jane njezeri per emrin ek andidatit per zgjedhjet , duke krijuar edhe ftohje mes tyre, duke u ndare ne tre kampe te ndryshme . Nuk dihen saktësisht se cilat janë arsyet e kësaj shkëputjeje mes tyre, por, sipas socialistëve të Shkodrës, ata nuk komunikojnë me njëri-tjetrin. Akoma më serioze për bazën e PS-së në Shkodër, po sipas burimeve brenda saj, është edhe mënyra se si po drejtohet kjo degë, ku drejtuesit janë mbyllur brenda një klani të ngushtë, duke lënë jashtë përfaqësimit anëtarët dhe simpatizantët e PS-së në këtë qytet, duke e thelluar dhe më tej situatën e krijuar brenda partisë më të madhe të mazhorancës. Dhe në këtë amulli, shihet qartë se drejtuesit e bazës së PS-së janë ende të pavendosur për emrat që do t’i propozohen qendrës për kandidatura të PS-së në zgjedhjet për Bashkinë e Shkodrës. Diskutimet dhe debatet për kandidaturën e PS-së bëhen akoma më serioze kur bëhet fjalë për Shkodrën që njihet si bastion i djathtë, ku PS-ja nuk e ka fituar asnjëherë këtë bashki.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NË BERLINALE 2015
Artikulli tjetër“LORO BORIÇI”, PROJEKTI HARROHET PLOTËSISHT