QYTETARËT PRESIN EMRAT, POR AKOMA NUK KA EMRA ZYRTARË.Pavaresisht se ka ende disa muaj nga zgjedhjet e ardhshme lokale te 21 Qershorit, duket se shkodraneve pak I intereson nje gje e tille, por ka edhe nga ata te cilet shpresojne qe pas ketyre zgjedhjeve dicka do te rregullohet, ne nje qytet i cili pas ketyre zgjedhjeve nuk do te jete me vetem nje qytet, por nje rajon i tille nga pika turistike e Thethit deri ne plazhin e Velipojes.
Megjithate, duket se ende asgje nuk eshte e qarte per votuesit, pasi partite politike jane ende ne fazen e perzgjedhjes se emrave per te garuar per Shkodren, edhe pse ne ambjente te mbyllura dhe jo prezente ne media, disa individe kane nisur punen per te garauar per Shkodren, qofte nga Partia Demokratike, qofte nga Partia Socialiste, megjithate ajo cfare duket se eshte e sigurite ne Shkoder eshte se do te kete edhe nje kandidat te pavarur I cili ka shpallur kandidaturen e tij.