Shkodër

I vodhi një shumë parash, një shtetasi amerikan, falë veprime te shpejta nga Policia, identifikohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar së fundi për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas amerikan, se i kishin vjedhur një shumë parash, në rrugë, në qendër të qytetit, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës së organizuar është bërë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit G. B., 21 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur 27 000 lekë të rinj dhe 55€, shtetasit amerikan E. C., përkohësisht banues në qytetin e Shkodrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Artikulli paraprak“ALPE TË PASTRA”, ASGJËSOHEN 2653 BIMË KANABIS, VIJON PUNA PËR KAPJEN E AUTORËVE
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 21 KORRIK 2023