Një 21 vjeçar u vra me thikë në qendër të Bulqizës nga shoku me të cilin shoqërohej çdo ditë që njihej si problematik në qytetin e vogël që u trondit nga krimi.
Viktima Arlind Pasha, 21 vjeç, dhe autori Fatjon Keta, 22 vjeç, raportohet se shoqëroheshin shpesh bashkë.
Mëngjesin e kësaj të enjteje ata janë takuar në pedonale, ku pasi kanë qëndruar disa minuta, 22 vjeçari ka nxjerrë një thikë, që sipas burimeve e mbante në vazhdimësi me vete dhe e ka qëlluar në zëmër.
Arlind Pasha, ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa autori u largua nga vendngjarja por u kap rreth 90 minuta më vonë në zonën e qytetit të vjetër të Bulqizës.
Autori kishte dhunuar nënën dhe motrën-Para se ti merrte jetën shokut, 22 vjeçari Keta mësohet se dhunuar në nënën dhe motrën në shtëpi. Mësohet se familjarët e 22 vjeçarit e kishin denoncuar shpesh herë në polici për dhunë, por pas shoqërimeve ai lihej i lirë.
I shoqëruar edhe vëllai i autorit-Në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar për tu marrë në pyetje edhe vëllai i autorit të dyshuar , shtetasi E.K, i cili ka qenë prezent në konflikt gjatë ndodhjes së konfliktit.
Burimet thonë se ai kishte probleme të shëndetit mendor, i dhunshëm në familje dhe përdorues i lëndëve narkotike.
21 vjeçari në Bulqizë bëhet kështu viktima e dytë në harkun e kësaj jave që humb jetën nga persona të raportuar me probleme të shëndetit mendor.
Të hënën 35 vjeçari Arjan Shahaj, vrau duke goditur me sëpatë në Kokë të atin 77 vjeçar, krim për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda e la në burg.