Emanuela Jaku nga Dajçi i Lezhës është vetëm 21-vjeç dhe ka pasion endjen në tezgjah. Ajo është studente e degës Matematikë-Fizikë dhe kohën e lirë ja kushton artizanatit që sipas saj janë të lidhura me njëra-tjetrën. E frymëzuar nga një grua e fshatit, Emanuela nisi ta mësojë këtë zanat 4 vite më parë dhe sot e ushtron me përkushtim e pasion.
Emanuela është një nga artizanet më të reja në moshe dhe fillimi nuk ka qenë aspak i lehtë për të.Të njohurit dhe shoqëria e shihnin me habi, teksa merrej me këtë profesion të vjeter i cili për fat të keq në ditet e sotme është drejt zhdukjes.Emanuela Jaku ka edhe një mesazh për bashkëmoshataret e saj.
Mbështetja e shtetit shihet mjaft e domosdoshme nga artizanet, për kapërcimin e vështiresive që përballen me qëllim që tradita të mos humbasë.